Begaj takon komandantin e KFOR-it: Shqipëria riafirmon mbështetjen për paqen në Kosovë

Begaj takon komandantin e KFOR-it: Shqipëria riafirmon mbështetjen për paqen në Kosovë

Aktuale October 22, 2025 - 16:58

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, të cilit i ka riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision.

Këtë e bëri të ditur, presidenti Begaj përmes një postimi në platformën X.Ai ka shprehur vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.“Shpreha vlerësim për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, ka shkruar Begaj.