Shpallen fituesit e çmimit “Saharov”

Shpallen fituesit e çmimit “Saharov”

Aktuale October 22, 2025 - 13:10

Fituesit e çmimit “Saharov” të këtij viti për lirinë e shprehjes janë gazetari i ndaluar Andrej Pocobot nga Bjellorusia dhe gazetarja Mzia Amaglobeli nga Gjeorgjia, njoftoi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Metsola tha se ishte privilegj i saj të njoftonte vendimin e Konferencës së Presidentëve.

Ajo tha se finalistët e tjerë - studentë nga Serbia dhe gazetarë e punonjës humanitarë nga Palestina dhe zonat e konfliktit - do të ftohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Çmimi do t'i jepet laureatit më 16 dhjetor në Strasburg. /Zëri