
Moment i bukur në Darkën e Lamës - Osmani vallëzon me djaloshin, Dionis Feratajn
Aktuale
October 21, 2025 - 16:18
Mbrëmjen e së hënën u mbajt Darka e Lamës e organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani ku të pranishëm ishin ambasadorë të huaj të akredituar në vend, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, familjarë të policit të rënë në detyrë në Banjskë, Afrim Bunjaku, e përfaqësues tjerë institucionalë.
Këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka publikuar një moment të bukur vallëzimi mes Osmanit dhe djaloshit me Sindromë Down, Dionis Ferataj.
Ndryshe, Osmani tha se Darka e Lamës, e cila është nismë e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës. /Telegrafi/