Kurti zbulon ofertën që ia bëri Limajt: Nënkryetarin e Kuvendit, një ministri e dy zv.ministra
Foto: Laura Hasani

Kurti zbulon ofertën që ia bëri Limajt: Nënkryetarin e Kuvendit, një ministri e dy zv.ministra

Aktuale October 21, 2025 - 15:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Londër e ka gjetur ta zbulojë ofertën që ia kishte bërë Fatmir Limajt për bashkëqeverisje.

Kurti tregoi se Limajt ia kishte ofruar nënkryetarin e Kuvendit, një ministri dhe dy zv/ministra.

“Me 6 deputetë, Guxo 2 ministra. Unë kam qenë i gatshëm Nismës me ia dhanë me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bë Albulena Haxhiu kryetare, Limaj ka mujt nënkryetar, se duhet me qenë gjini të ndryshme. E kish marrë një ministri dhe dy zv/ministra, katër pozita të nalta, me tre deputetë. Maksimumi, ama mu qita se ta kom gjete ditën, faleminderit po...”, tha Kurti.