
Maltretimet e pensionistëve për t’u lajmëruar çdo gjashtë muaj, Ministria e Financave del me sqarim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë një sqarim në lidhje me atë që pensionistët detyrohen të lajmërohen çdo gjashtë muaj për pensionet.
Sipas njoftimit, ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron për opinionin publik se tashmë ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen çdo gjashtë (6) muaj, por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë në zyrat e pensioneve për shkak të arsyeve shëndetësore. Që nga muaji gusht 2023, Ministria ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit”, thuhet në njoftim.
Ministria ka lënë dhe disa numra që sipas tyre pensionistët me probleme shëndetësore por edhe atë mbi 80 vjeç mund të bëjnë kërkesë, e kështu ekipi mobil i ministrisë shkon në shtëpi për ta bërë verifikimin.
“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Pensionistët ose anëtarët e tyre të familjes mund të dërgojnë kërkesat për lajmërim në këto adresa elektronike ose numra telefoni, varësisht nga rajoni:
Prishtinë – [email protected] | 038 213 268
Pejë – [email protected] | 039 431 217
Gjakovë – [email protected] | 039 326 999
Gjilan – [email protected] | 028 324 555
Ferizaj – [email protected] | 0290 320 403
Mitrovicë – [email protected] | 028 533 010.
MFPT-ja mbetet e përkushtuar që pensionistët të mos përballen me vështirësi gjatë procesit të lajmërimit dhe që shërbimet tona të jenë sa më afër qytetarëve.
Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës.
Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt.