
Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë për të forcuar bashkëpunimin tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sanae Takaichin për zgjedhjen e saj si kryeministre e Japonisë, duke theksuar se Kosova e vlerëson miqësinë e qëndrueshme me Japoninë.
“Urime të përzemërta për Sanae Takaichin, që u bë kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë. Mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar shefja e shtetit në “X”.
Sanae Takaichi, liderja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, siguroi fitoren në të dyja dhomat e Parlamentit, duke u bërë kryeministrja e parë femër e vendit dhe kryeministrja e 104-t e Japonisë.
Warm congratulations to @takaichi_sanae on becoming Prime Minister of Japan.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 21, 2025
Kosovo deeply values its longstanding friendship with Japan, a steadfast ally of our people. We look forward to working with Prime Minister Takaichi to further strengthen and build upon our excellent…