Gërvalla përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Gërvalla përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Aktuale October 21, 2025 - 08:46

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, ka njoftuar Ministria e Jashtme, transmeton Zeri.info.

Seanca për Kosovën në KS të OKB-së do të mbahet sot prej orës 10:00 sipas kohës lokale në New York ose në 16:00 në Kosovë. /Zëri