Vlen fiton dhjetë komuna, AKI-ja pesë

Vlen fiton dhjetë komuna, AKI-ja pesë

Aktuale October 20, 2025 - 15:34

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Koalicioni Vlen ka fituar numrin më të madh të komunave me shumicë shqiptare 10, ndërsa AKI-ja ka fituar pesë komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, Vlen ka fituar komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Dollnenit, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës, Çairit dhe në Strugë kandidati i pavarur i cili është mbështetur nga Vlen.

Aleanca Kombëtare për Integrim në zgjedhjet e djeshme lokale ka fituar Gostivarin (momentalisht mungojnë 20 vota për census), Likovës, Pllasnicës, Çashkës dhe Vrapçishtit (pa census, do të ketë rivotim më 2 nëntor).