Mbretëria e Bashkuar, mbështetëse e madhe e FSK-së

Mbretëria e Bashkuar, mbështetëse e madhe e FSK-së

Aktuale October 20, 2025 - 15:26

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në një njoftim nga FSK-ja thuhet se gjeneral Jashari e falënderoi ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen, si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”.

“Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj”, thuhet në njoftim. /Zëri