
“Aktualisht shumë rëndë”, Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos
Aktuale
October 20, 2025 - 13:58
Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij.
Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator.
”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.
73-vjeçari, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër gjatë (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).