
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë’”, Presidentja e qytetarë të shumtë solidarizohen me të prekurat nga kanceri i gjirit
Aktuale
October 20, 2025 - 12:47
Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me qendrën kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”, po mbahet manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”.
Këtij manifestimi iu bashkuan edhe shumë gra, të cilat u solidarizuan me gratë e prekura nga kjo sëmundje, raporton Zeri.info.
Pas kësaj ceremonie pritet të mbahet edhe marshi, për të cilin ka interesim të lartë.


