
FSK-ja deklarohet pas gjetjes së trupit të pajetë në liqenin e Jezhnicës
Një shtetase e huaj u gjet pa shenja jete afër liqenit të Jezhnicës në komunën e Shtërpcës.
Për këtë rast është deklaruar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka njoftuar se ekipet e saj kanë përfunduar me sukses misionin për tërheqjen e trupit të pajetë, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dorëzuar tek autoritetet përgjegjëse për procedura të mëtejme.
“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim-Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër liqenit të Jezhnicës - Shtërpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim. /Zëri
+