Zeqiri: Lufta ndaj bandave kriminale në veri është fituar
Foto: Laura Hasani

Zeqiri: Lufta ndaj bandave kriminale në veri është fituar

Aktuale October 19, 2025 - 14:44

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, vlerëson se komunat veriore të vendit kanë qenë për vite me radhë terren i përshtatshëm për kriminelë e terroristë.

Megjithatë, Zeqiri u  shpreh se me qeverisjen e tanishme lufta kundër krimit në veri është fituar.

“Kosova është çliruar më 1999 me triumfin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është pranuar si shtet më 2008. Megjithatë, ka qenë një terren i përshtatshëm (Veriu) për veprimin e krimeve, krimnelëve dhe terroristëve – këto kanë qenë komunat veriore dhe kjo është e vërteta se aty ka lulëzu krimi. Por, tash lufta ndaj tyre është fitu me qeverisjen e tashme lufta ndaj këtyre krimeve është fituar”, u shpreh Zeqiri.

“Angazhimi është vendim i guximshëm dhe s’është më shumë se vendosje ligjore ndaj secilit, në këtë aspekt është fituar lufta ndaj krimit. Sic u vërtetua edhe me sulmin në Banjska, terroristët kanë qenë të financuar dhe kanë mbajtur në ndikim qytetarët”, tha Zeqiri.Zeqiri, mes tjerash, u shpreh se tashmë terreni në komunat veriore të vendit janë të lira dhe janë të hapura për të gjithë që duan t’i vizitojnë./Dukagjini