Hapen të gjitha vendvotimet në Maqedoni të Veriut

Hapen të gjitha vendvotimet në Maqedoni të Veriut

Aktuale October 19, 2025 - 08:04

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot do të vendosin për kryetarët e komunave të shtetit.

Siç raporton 21.tv, në ora 07:00 të mëngjesit të së dielës ka nisur procesi i votimit, derisa të gjitha vendvotimet janë hapur.

Votimi, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ,) po zhvillohet në 3 mijë e 474 vendvotime, ku deri në orën 19:00 të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë.