KFOR-i italian ka kryer stërvitje me transport ajror
Foto: Facebook

KFOR-i italian ka kryer stërvitje me transport ajror

Aktuale October 17, 2025 - 23:52

Ushtarët italianë të dërguar në Komandën Rajonale Perëndimore të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kohët e fundit zhvilluan një ushtrim të drejtpërdrejtë me helikopter, duke përfshirë stërvitje për ngarkim, transport dhe zbarkim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KFOR-i italian njofton se këto stërvitje, të zhvilluara në kushte reale, ndihmuan në forcimin e gatishmërisë taktike, të cilat janë të domosdoshme kur veprohet në mjedise komplekse sigurie.

“Këto stërvitje, të zhvilluara në kushte reale, ndihmuan në forcimin e gatishmërisë taktike dhe rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kohezionit, të cilat janë të domosdoshme kur veprohet në mjedise komplekse sigurie”, thuhet në njoftimin e KFOR-it italian.

Më tej KFOR-i italian bën të ditur se ky ushtrim u zhvillua me mbështetjen e një helikopteri zviceran AS-332.