Me këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë” përmbyllet protesta gjithëkombëtare në Tiranë

Me këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë” përmbyllet protesta gjithëkombëtare në Tiranë

Aktuale October 17, 2025 - 18:53

Protesta gjithëkombëtare e organizuar në Tiranë nga OVL e UÇK-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë është përmbyllur qetësisht me këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.

Mijëra njerëz mbushën sheshin kryesor të Tiranës, me protestuesit që mbanin në duar pankarta me thirrje kombëtare dhe për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe flamuj kombëtar, njofton Dukagjini.

Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Kujtojmë se protesta si kjo në Tiranë për mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë mbajtur më 7 gusht në Prishtinë dhe më 12 shtator në Hagë.