
Veteranët e UÇK-së i dhurojnë Edi Ramës portret dhe pllaketë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj protestës
Aktuale
October 17, 2025 - 18:35
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë dhuruar dy simbole mirënjohjeje kryeministrit Edi Rama, në shenjë falënderimi për mbështetjen ndaj protestës që po mbahet në Tiranë, në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Një pllaketë me mesazh falënderues dhe një portret i kryeministrit Rama u dorëzuan gjatë protestës nga veterani Agim Pllashaniku, përmes deputetes Ogerta Manastirliu.