Osmani në Tiranë për arsye personale, jo për protestën
Foto: Laura Hasani

Osmani në Tiranë për arsye personale, jo për protestën

Aktuale October 17, 2025 - 12:56
I plotësuar

Disa media në Tiranë kanë raportuar sot për eskortën shoqëruese të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është parë duke hyrë në Shqipëri.

Mediat e kanë lidhur vizitën e saj, me pjesëmarrjen e mundshme në protestën e sotme që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Zëri” ka mësuar se vizita e Osmanit në Tiranë është për arsye personale dhe jo për të marrë pjesë në protestë.

12:01 Presidentja Osmani niset për në Tiranë, ku do të protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është filmuar teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”, raporton Report.tv.

Kjo protestë është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.

Në protestë pritet të marrin pjesë dhe figura politike të Shqipërisë, sidomos një pjesë e madhe nga mazhoranca.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në protestë, ndërsa një ditë më parë akuzoi kryeministrin Rama se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale të Hagës.