
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Aktuale
October 17, 2025 - 08:05
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-6° C. Temperaturat maksimale: 13-16° C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
