Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë
Foto: Laura Hasani

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Aktuale October 16, 2025 - 23:40

Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i drejtësisë, ka thënë se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të marrë për bazë ankesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit e Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se nuk pret që të ketë masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, por sipas tij edhe nëse ketë nuk do të pengojë afatin rrjedhës 15 ditor për formim e qeverisë së re.

“Nuk e shohë të mundur. Gjykata Kushtetuese mundet çdo herë të aktivizohet. Gjykata Kushtetuese do të mund potencialisht të shtyjë zgjidhjen e kësaj çështje me muaj siç bënë zakonisht. Do të jetë jorelevante vendosja e masës së përkohshme në ndalimin e këtij afati rrjedhës për 15 ditor për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se çështja e konstituimit të Kuvendit është e përfunduar.

“Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar. Në aktgjykimin e fundit ka mbyllë të gjitha vrimat dhe Gjykata Kushtetuese  dhe ka thënë se nënkryetari duhet t’i takoj komunitetit serb, por nuk ka specifikuar se duhet t’i takojë Listës Serbe. Ka pranuar tezën që nuk duhet të lejojë në një monopolizim ose të ashtuquajtur të drejtë veto. Lisa Serbe ka bërë propozimet e saj 9 herë dhe asnjëra si ka marrë ato vota, dhe më pastaj bazuar në aktgjykimi e Gjykata Kushtetuese dhe mbi të gjitha në rregulloren e punën, kryetari i Kuvendit e ka ftuar z. Rashiq i cili i ka marrë votat e mjaftueshme”, tha Qorrolli në Tëvë1.