
Krerë shtetërorë në pritjen e ambasadës për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë
Aktuale
October 16, 2025 - 21:58
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje, derisa ka thënë se 35 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë e shënuan në një atmosferë festive. Aty përveç ambasadorit gjerman shihen edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në një atmosferë festive, së bashku shënuam 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë”, ka shkruar Gërvalla.