
Lista Serbe përsëri i drejtohet Gjykatës Kushtetueses, kërkon masë të përkohshme
Nenad Rashiq është emri të cilin Lista Serba nuk e dëshiron në postin e nënkryetarit të Kuvendit, prandaj edhe një herë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke iu kërkuar që të konstatohet se ky post i takon Listës Serbe.
“…Jemi të vetëdijshëm se regjimi i Albin Kurtit e ka futur me forcë Nenad Rashiçin si deputet, por edhe në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit. Megjithatë, të drejtat e garantuara me Kushtetutë duhet të respektohen dhe të kenë përparësi ndaj forcës politike të shumicës” – Igor Simiq – Nënkryetar i Listës Serbe.
Adresimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po e vlerësojnë lajm të mirë për shkak se i heq dilemat dhe mundësitë për viktimizim për mohim të të drejtave.
“Sa i përket masës së përkohshme bazuar në një numër të aktgjykimeve që janë nxjerrë në raport me konstituimin e Kuvendit deri më tani do të duhej që Gjykata Kushtetuese ta dinte nëse Kuvendit është konstituar ose jo dhe lehtësisht të vendos nëse do të kemi masë të përkohshme apo jo dhe çështja të zgjidhet me një aktgjykim meritor të cilin e nxerr Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gzim Shala – Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).
Shala thotë se për shkak të ndryshimit të standardeve në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese është e vështirë të parashihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar.
Edhe ish-profesor i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se është e vështirë të parashikohet përgjigja që do të japë Kushtetuesja, por që sipas tij, ka bazë që të mos pranohet kërkesa.
“Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet ta kuptojë që janë themeluar institucionet dhe interpretimi në frymë i Kushtetutës nënkupton që ka të drejtë sepse paragrafi 4 i nenit 67 të Kushtetutës nuk thotë që grupi më i madh paralemnetar i komunitetit pakicë serb duhet ta propozojë kanidatin për nëkryetar. Meqë nuk thotë, por thotë vetëm se zgjidhe3t me shumicë të votave edhe për komunitetin pakicë serbe dhe jo serbë pakicë atëherë do të duhej që pikërisht kjo të jetë bazë se është ka ndodhë ajo, janë provuar të gjithë me propozimet e Listës Serbe”, ka thënë Mazllum Baraliu – Ish-profesor i të Drejtës Kushtetuese.
Sipas Baraliut kërkesa duhet të vlerësohet e pa-pranueshme edhe për shkak të synimeve bllokuesë të Listës Serbe./dukagjini