
Abdixhiku pret në zyrë ambasadorin e ri gjerman, e informon për zgjedhjet lokale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, Abdixhiku e ka informuar ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë këtu procesin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, shkruan mes të tjerash Abdixhiku.
Postimi i plotë:
E urova për fillimin e mandatit të tij në vendin tonë dhe i dëshirova sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik.
Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.
Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve.