Reagime nga Serbia pasi FSK-ja u fut sot në veri
Foto: Laura Hasani

Reagime nga Serbia pasi FSK-ja u fut sot në veri

Aktuale October 16, 2025 - 14:02

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka reaguar pasi një konvoj i FSK-së ka ngatërruar rrugën dhe ka hyrë në veri të Mitrovicës.

Sipas kësaj zyre, dërgimi i FSK-së në Mitrovicën e Veriut përbën shkelje të drejtpërdrejtë të garancive të forta të NATO-s, e cila ka deklaruar se pa lejen e tyre FSK-ja s’ka të drejtë të futet në veri, transmeton Zeri.info.

Në reagimin e Zyrës, e cila udhëhiqet nga Petar Petkoviq, kërkohet reagim urgjent i bashkësisë ndërkombëtare dhe “tërheqje e menjëhershme e forcave të FSK-së nga veriu i Kosovës, si dhe një reagim i qartë nga KFOR-i dhe përgjigje se kush ka lejuar që FSK të hyjë në veri”.

Theksohet se garancitë me shkrim se FSK-ja nuk mund të hyjë në veri pa lejen e KFOR-it janë konfirmuar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. /Zëri