
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Gjermanisë: Kërkova mbështetjen e tij për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së
Aktuale
October 16, 2025 - 12:53
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Haradinaj ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së, shkruan Reporteri.net.
“Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, shkroi Haradinaj.