
FSK-ja futet gabimisht në veri
Aktuale
October 16, 2025 - 12:08
Zëvendëskomandanti për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se pjesëtarë të FSK-së gabimisht kanë ngatërruar lokacionin dhe kanë hyrë në veri.
Ai ka thënë se ata kanë qëndruar në pompën e derivateve për rreth pesë minuta.
Siç ka shpjeguar Elshani për Zeri.info, pjesëtarët e Policisë i kanë parë dhe i kanë pyetur duke iu përgjigjur se kanë gabuar lokacionin.
“Diku para orës 11:00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri tek ish-NIS Petrol janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre u është afruar policia, të njëjtët kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjellë nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, tha Elshani për “Zërin”.
Elshani ka shtuar gjithashtu se pjesëtarët e FSK-së nuk kishin armë. /Zëri