
Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse s’kemi zgjedhje nacionale
Anëtari i Parëtisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo parti duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Haliti ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë edhe për kryetar të partisë.
Ai ka thënë se duhet të përgatitet statuti i ri i partisë
“Duhet t’i shpallim zgjedhjet sa ma shpejt që është e mundshme, në qoftë se nuk ka zgjedhje të parakohshme nacionale, duhet me filluar zgjedhjet në parti. Duhet me përgatit statutit, programin rregullat dhe mënyrën se si zgjidhen në mënyrën demokratike kandidat për kryetar, kryetarët e degëve. Kjo është parti serioze, kështu e kemi themeluar”, ka thënë ai në Tëvë1.
Ai ka thënë se statuti i partisë nuk është i mirë dhe nuk është në përputhje me statutin e partive liberale.
I pyetur se a duhet të ketë zgjedhje edhe për kryetarin e partisë, ai ka thënë “po”.
“Sigurish, pse, nuk ja ka lënë baba ati kryetarllakun”, ka thënë Haliti.