Lladrovci: Nuk kam interes që të jem në struktura të PDK-së
Foto: Laura Hasani

Lladrovci: Nuk kam interes që të jem në struktura të PDK-së

Aktuale October 15, 2025 - 22:11

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se nuk ka interes që të jetë në struktura të PDK’së, por dëshiron që të zgjidhet një lider i ri i PDK’së që e drejton partinë drejt fitoreve të ardhshme.

“Nuk kam interes që të jem në strukura të PDK’së, unë jam i interesum me zgjedh një lider të PDK që e drejton PDK drejt fitoreve të ardhshme. Nëse Memli më thotë mu najher që ju kom përzgjedh najherë në kryesi, sepse me emërime i ka bo, kë e ka zgjedh, ose bonja kështu, le t’um thotë. Unë i kam zbatu vendimet e partisë, me përjashtim të këtij që ka dasht me’m eleminu. Nuk mundesh me ardh me i thon një kryetari 6 herë kampion: Ec prej shpisë. S’ka kuptim”, tha Lladrovci./t7