Lladrovci u premton ndihmë Arian Tahirit dhe Sokol Bashotës në balotazh
Foto: Laura Hasani

Lladrovci u premton ndihmë Arian Tahirit dhe Sokol Bashotës në balotazh

Aktuale October 15, 2025 - 20:07

Ramiz Lladrovic, kryetari i Drenasit, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetori kandidoi nën iniciativën “Për Drenasin Kampion” që fitoi në rundin e parë, ka mbajtur sot një konferencë për media.

Lladrovci, tha se do t’i ndihmojë kandidatët Arian Tahirin e Mitrovicës dhe Sokol Bashotën e Klinës në balotazh.

“Kam shumë miq të cilët kanë mbetur në balotazh. Ndihma ime do të jetë e pakursyer në Mitrovicë sepse Ariani e meriton pushtetin, por është edhe vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli, por do të provoj t’i ndihmoj edhe mikut tim të orëve të para të UÇK-së, dhe të organizimeve të hershme, zotëri Sokol Bashota”, deklaroi Lladrovci.