Në Kuvend, Kurti e pret Von der Leyenin
Foto: Laura Hasani

Në Kuvend, Kurti e pret Von der Leyenin

Aktuale October 15, 2025 - 14:14

Ka filluar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Image

 

Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrat e Qeverisë, ku zakonisht kryeministri Kurti pret zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.

Image

Më herët, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve presidentja e KE-së do të mbajë ndonjë konferencë për media.