Nga Prekazi, motoristët marrin rrugë drejt Hagës

Nga Prekazi, motoristët marrin rrugë drejt Hagës

Aktuale October 15, 2025 - 10:04

Disa motoristë në krye me organizatorët e platformës “Lira ka Emër” dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, tashmë do të nisen për në Hagë.

Fillimisht ata u bashkuan nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku pas homazheve rrugën e kanë vazhduar te fshati Poklek, më pas në Deçan, Gllogjan, në Koshare, në Mejë e në Landovicë, e më pas do të marrin rrugën për në Landovicë.

Për këtë Naism Haradinaj ka publikuar një fotografi me mbishkrim “Memorie nga Gjenocidi dhe masakra e kryer nga Serbi në fshatin Poklek”.

Qëllimi i krejt këtij marshi, siç ka thënë Haradinaj: “Do të bëjnë një thirrje për drejtësi dhe ajo që sa më shpejt procesi të kryhet drejtë. Nuk duam të ndikojmë në drejtësi, por të themi që nuk po monitorohet kjo drejtësi. Le të jetë thirrje për ndërkombëtarët por edhe për njerëz e qeveri dhe gjithë ata që mendojnë se drejtësia është vlera kryesore. E nëse drejtësia është vlera kryesore, atëherë të gjithë shokët tanë do të na kthehen të pafajshëm”.