“Liria ka Emër” organizon marsh me motoçikleta drejt Hagës
Foto: Laura Hasani

“Liria ka Emër” organizon marsh me motoçikleta drejt Hagës

Aktuale October 15, 2025 - 08:20

Platforma “Liria ka Emër” njofton organizimin e një marshi me motoçikleta drejt Hagës, i cili do të nisë nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me fillim në orën 08:00.

Ky marsh simbolik ka për qëllim mbështetjen e drejtësisë dhe nderimin e sakrificave të dëshmorëve të kombit.

Pjesëmarrësit do të bashkohen në këtë rrugëtim me motoçikleta, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin për lirinë dhe drejtësinë.