Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Aktuale October 15, 2025 - 08:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmanin, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi mes presidentes Osmani dhe presidentes Von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.