
Temperaturat deri në 16 gradë sot
Aktuale
October 15, 2025 - 07:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 13 e 16 gradë Celsius.
Era kryesisht do të fryjë nga veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
