Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale October 14, 2025 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 13 e 16 gradë Celsius.

IHMK-ja po ashtu ka bërë të ditur se era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe ato maksimalet në qytetet kryesore të vendit:

Image