Rama në mbështetje të krerëve të UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen në protestën e Tiranës
Foto: Laura Hasani

Rama në mbështetje të krerëve të UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen në protestën e Tiranës

Aktuale October 13, 2025 - 22:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë ftesën për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet në mbështetje të krerëve të UÇK-së, me kërkesë të organizatorëve të ngjarjes.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR – Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama në Facebook.

Protesta pritet të mbahet në Tiranë dhe synon të shprehë mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora.