
Kush është Arian Tahiri që pritet të udhëheqë me Mitrovicën e Jugut?
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, sipas sondazheve pritet që të qeverisë me këtë komunë në katër vjetët e ardhshme.
Tahiri veçse ka qenë pjesë e udhëheqjes së kësaj komune, pasi ka shërbyer si nënkryetar i Bedri Hamzës për katër vjet.
Sipas ueb-faqes së Komunës së Mitrovicës së Jugut, Tahiri u lind në Mitrovicë më 1993.
Tahiri ka përfunduar studime në ekonomi dhe shkenca politike. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në South East European University, në drejtimin ekonomiks, ndersa masterin në Banka Financa, dhe ka dy fakltete në nivelin baçelor në ekonomi dhe të dytin në shkenca politike.
Ndërkaq, ai ishte marrë edhe me sport. Përkatësisht, që në fëmijëri ka qenë pjesë e shkollës së basketbollit të ekipit “Trepça”. Më 2009 është bërë basketbollist profesionist i klubit basketbollist “Trepça” dhe u shpall kampion i kupës së Kosovës. Karrierën si basketbollist e ka përfunduar më 2019.
Exit poll-et e publikuara nga tri televizione në Kosovë e kanë nxjerrë atë fitues. Megjithatë, mbetet të konfirmohet ky rezultat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore.