Kurti: Tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve

Kurti: Tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve

Aktuale October 12, 2025 - 20:14

ideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e partisë së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se i është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta ruajnë vullneti e shprehur të qytetarëve.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti.