Bulliqi falënderon qytetarët e Podujevës për pjesëmarrjen dhe kulturën qytetare në votim
Foto: Facebook

Bulliqi falënderon qytetarët e Podujevës për pjesëmarrjen dhe kulturën qytetare në votim

Aktuale October 12, 2025 - 19:35

Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në votim.

Bulliqi ka thënë se me qetësi dhe përgjegjësi, qytetarët e Podujevës e kanë dëshmuar se kjo komunë është shembull i demokracisë dhe i qytetarisë.

“Qytetarë të nderuar të Podujevës, ju falënderoj me mirënjohje të sinqertë për pjesëmarrjen dhe për kulturën e lartë qytetare që treguat sot gjatë procesit të votimit. Me qetësi dhe përgjegjësi, e dëshmuat edhe një herë se Podujeva është shembull i demokracisë dhe i qytetarisë. Tani mbetet të presim numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve preliminare, me bindjen se vullneti i qytetarëve do të respektohet deri në fund”, tha Bulliqi.