
Krasniqi: Sot fituan qytetarët dhe demokracia
Aktuale
October 12, 2025 - 19:24
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë pas përfundimit të procesit zgjedhor se sot kanë fituar qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Ai i ka falënderuar votuesit e PDK-së.
“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale - atë të Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në çdo komunë ku jemi në balotazh. Kosova meriton ma mirë!”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.