Sondazhi i UBO-s: 5% e qytetarëve vendosën për kë të votojnë ditën e zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Sondazhi i UBO-s: 5% e qytetarëve vendosën për kë të votojnë ditën e zgjedhjeve

Aktuale October 12, 2025 - 18:53

Gjatë ditës së sotme mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës janë intervistuar si pjesë e Exit pollit të realizuar nga UBO Consulting, që edhe këtë herë po bashkëpunon ekskluzivisht me emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.

Ky numër përfaqëson numrin më të madh të qytetarëve të intervistuar ndonjëherë në një ditë të vetme në vend, duke e bërë këtë sondazh një prej më të mëdhenjve në historinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake të UBO Consulting, shumica dërrmuese e qytetarëve, 75,7 për qind, kanë deklaruar se kanë vendosur për kë do të votojnë para nisjes së fushatës zgjedhore. Ndërkaq, 19,2 për qind e tyre kanë marrë vendimin gjatë fushatës, kurse vetëm 5,1 për qind kanë vendosur ditën e sotme, në prag të votimit.