Osmani udhëton për në Slloveni, e ftuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Foto: Laura Hasani

Osmani udhëton për në Slloveni, e ftuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Aktuale October 12, 2025 - 16:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirç Musar.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiç.

Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. /Zëri