
KFOR-i zhvillon ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë
Aktuale
October 12, 2025 - 15:46
Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, zhvilloi ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë.
Përmes njoftimit, thuhet se stërvitja e rregullt është thelbësore për të ruajtur një aftësi të lartë operacionale dhe për të mbajtur trupat e KFOR-it të gatshme të reagojnë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.
"Ushtrime të tilla janë gjithashtu thelbësore për të nxitur koordinimin e nevojshëm në përmbushjen e misionit të KFOR-it për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë", thuhet në njoftimin e KFOR-it.