
Bekë Berisha fton qytetarët e Prishtinës të dalin masivisht në votime
Aktuale
October 12, 2025 - 11:27
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

“Ju ftoj që të dilni masivisht dhe te shfrytëzojmë te drejtën tonë për votim shpresoj të mos ketë përsëritje më por ta bëjmë një fillim të ri. Të nisemi dhe të fillojmë të punojmë për zhvillimin dhe për të gjitha punë që i kemi pasur pangu për shumë vite”, ka thënë Berisha.
