
E diela zgjedhore vjen me rritje temperaturash
Aktuale
October 12, 2025 - 06:38
Këtë të diel, në ditën kur po mbahen zgjedhjet komunale parashikohet të ketë rritje të temperaturave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, maksimalja e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16°C deri në 19°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, thuhet në një njoftim të këtij instituti.
Në zgjedhjet lokale, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues, do të votojnë për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
