“Jemi anashkaluar” – Fshati Ballovc i Podujevës pa kanalizim e ndriçim publik

“Jemi anashkaluar” – Fshati Ballovc i Podujevës pa kanalizim e ndriçim publik

Aktuale October 11, 2025 - 18:52

Banorët e fshatit Ballovc në Podujevë thonë se janë anashkaluar nga komuna, pasi fshati vazhdon të jetë pa kanalizim funksional dhe me ndriçim publik të papërfunduar.

Ata kritikojnë kryetarin Shpejtim Bulliqi për mosveprim dhe theksojnë se ndërhyrjet e deritanishme vetëm sa e kanë përkeqësuar gjendjen. Ndërsa Komuna, nuk ka dhënë përgjigje për këto ankesa

Në hyrje të fshatit Ballovc të Podujevës, kundërmimi nis që nga fillimi i lagjes “Maliq Jaha”.

Rrjeti i kanalizimit në këtë fshat mbetet ende jo funksional e sipas banorëve, në ndihmë nuk iu doli Komuna.

Këtu po shihet zashmë se kjo pjesë e rrugës kanalizimi është bllokuar. Komuna kishte intervenuar në fillim të mandatit për të sanuar problemin por e ka bërë më keq, nuk e ka bërë mbylljen e tij dhe e ka shkatërruar komplet këtë rrugë. Kur ka vërshime, kjo pjesë është e pakalueshme prej erërave të këqija, ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballovc.

Jahaj vlerëson se Ballovci ka qenë i lënë anash nga komuna.

Ju kemi drejtu disa herë komunës, ka dal në terren kanë bë një vizitë ka shku njëjtë. Kjo është nga fillimi i kryetari Shoejtim Bulliqi. Komuna r Podujrvës, si fshat Ballofc jemi kanë të anashkalun, ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballovc.

Në këtë lagje, komuna nisi një projekt për ndriçim publik por të njëjtin e la në gjysmë.

Edhe pjesët ku kanë bërë investime janë me probleme të mëdha. Nga 67 drita, 7 mungojnë. Nuk e di ku kanë shku, duhet të pyesni në komunë…., ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballovc.

Rtv Dukagjini ka pyetur për këto problematike Komunën e Podujevës por ata nuk kanë kthyer përgjigje.