IHMK-ja paralajmëron mot të nxehtë gjatë fundjavës
Foto: Laura Hasani

IHMK-ja paralajmëron mot të nxehtë gjatë fundjavës

Aktuale October 10, 2025 - 21:52

Fundjava do të jetë me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën mund të ketë vende-vende riga të dobëta shiu.

Ndërsa të dielën, në ditën e zgjedhjeve, parashikohet të ketë rritje të temperaturave maksimale. Maksimalja të dielën, më 12 tetor, do të jetë 19 gradë Celsius.

Mot i plotë për dy ditët e vikendit:

E shtunë:

Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel:

Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16°C deri në 19°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.