FSK-ja përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak

FSK-ja përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak

Aktuale October 10, 2025 - 14:02

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike të pjesëmarrësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e operacioneve të xhenios luftarake, është realizuar trajnimi i avancuar për Xhenier Luftarak, me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision: Lëvizshmëri, kundër-lëvizshmëri dhe mbijetesë.

Sipas njoftimit, gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si Fortifikimet fushore, Fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave. /Zëri