
Basha: Rashiqi u zgjodh në procedurë të rregullt, Kuvendi tani mund ta vazhdojë punën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka hedhur poshtë kritikat për mënyrën e konstituimit të organit ligjvënës, duke thënë se procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar ka qenë “plotësisht e rregullt”.
Ai tha se pasi të gjithë nëntë kandidatët e Listës Serbe u hodhën në votim secili nga tri herë dhe dështuan dhe mbeti vetëm edhe një kandidat, Nenad Rashiq nga partia tjetër serbe, “unë medoemos duhej t’ua ofroja mundësinë e barabartë”.
“Siç e dini, Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton e cilës parti serbe duhet t’i takojë nënkryetari serb, vetëm thotë se duhet të jetë nga komuniteti serb. Për shkak të refuzimit [nga Igor Simiq për ta propozuar Rashiqin], unë jam detyruar ta përdor paragrafin 7 të Nenit 12 të Rregullores”, tha Basha për gazetarët pas seancës. /REL