Lista Serbe: U shkel Kushtetuta, Kuvendi nuk është konstituuar
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe: U shkel Kushtetuta, Kuvendi nuk është konstituuar

Aktuale October 10, 2025 - 12:28

Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, pas seancës deklaroi se “edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë”.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha ai.

Ai citoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, siç lexoi ai, “fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb duhet të ketë të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit për komunitetin serb”.

“Është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si edhe Kushtetuta dhe Rregullorja”, tha Simiqi.

Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiqi ka qenë ministër në qeverinë e deritanishme të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.